Ministri i Jashtëm italian: Do ndihmojmë për rindërtimin në Shqipëri

Shqipëria

Ministri i Jashtëm italian: Do ndihmojmë për rindërtimin në Shqipëri

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 13:36
Foto nga vizita

Ministri i Jashtëm italian Luigi Di Maio ka vizituar këtë të mërkurë kampin e çadrave në Vorë, ku janë strehuar një sërë familjesh të prekura prej tërmetit të 26 nëntorit.

Di Maio ka nënshkruar po ashtu me palën shqiptarë një marrëveshje për dhurimin e materiale të nevojshme të shpëtimit për të përballuar situatën e emergjencës në të cilën ndodhet vendi.

“Prania ime sot këtu përbën një dëshmi të afërsisë së qeverisë italiane me popullin shqiptar pas tërmetit të fundit të muajit të kaluar. Afërsia e qeverisë italiane është dëshmuar edhe nëpërmjet pranisë së emergjencave civile edhe forcave zjarrfikëse. Këtë e dëshmon edhe ky kamp me tenda që është dhuruar nga qeveria italiane. Teksa i shpreh edhe njëherë ngushëllimet për viktimat e tërmetit të muajit të kaluar, theksoj se po ndihmojmë edhe në vlerësimin e dëmeve dhe në bazë të tyre do të japim ndihmën tonë për të ndihmuar në përballimin me sukses të kësaj situate. Një përqafim edhe për familjarët e viktimave të tërmetit. Populli italian është pranë popullit shqiptar sepse i lidh një miqësi e fortë. Italia është në linjën e parë që mbështet fuqimisht Shqipërinë në rrugëtimin drejt BE. Dhe integrimi në BE i Shqipërisë mund t’i japë mundësi sipërmarrjeve tona këtu të rriten dhe duke ofruar kështu mundësi të reja punësimi por edhe për rritjen ekonomike të vendit. BE në mënyrë të natyrshme duhet të bëjë pjesë të saj Shqipërinë dhe Maqedoninë. Ne do e mbështesim këtë edhe ndaj atyre vendeve që nuk janë pro zgjerimit të BE dhe po e pengojnë zgjerimin e BE”, u shpreh Di Maio.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat