Një qime nga mjekra e Edi Ramës

Shqipëria

Një qime nga mjekra e Edi Ramës

Nga: G.B Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 13:44
Edi Rama

Njohësi i çështjeve politike, Rexhep Shahu, ka thënë se të gjithë duhet ta kenë nga një qime të mjekrës së Edi Ramës, si një hajmali dhe ta ruajnë si sytë e ballit, përcjell Bota sot.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, ai ka ironizuar duke thënë se familjet që e kanë nga një qime të asaj mjekre, jetojnë si krajla, ndërsa ato që kanë nga dy janë oligarkë që kanë në dorë fatin tonë.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Një qime nga mjekra e Edi Rames.

Që të kthehet mbarë jeta e çdo familje shqiptare, që të shpëtojë nga fukarallëku e të pasurohet, të harrohet tërmeti brenda ditës, të ketë shtëpi të mire, rrogë të lartë e makinë luksi çdo njeri, duhet të ketë gjithkush në shtëpi si hajmali një qime të bardhë nga mjekrra e Edi Rames dhe ta ruajë si sytë e ballit. Ka magji ajo mjekër, ato qime të bardha fatsjellese.
Është dorë me një, të ndërron jetën, të sjell prosperitetin e begatinë, vetëm duhet ta sigurojë gjithkush një qime nga ajo mjekerr.
Familjet që e kanë nga një qime prej asaj mjekre jetojnë si krajla, ato që kanë nga dy qime prej saj janë oligarke që kanë në dorë fatin tonë. Ata që kanë më shumë se dy qime prej tij bëhen pushtetarë të hapur e të fshehtë.
Lum kush e merr një qime nga ajo mjekër e atij njeriu të madh, falë të cilit në jemi gjallë dhe marrim frymë. Zot, jepi jetë Edi Rames nga jetët tona e dritë nga drita e syve tanë dhe rritja mjekrën zot, shpeshtoja e zbardhja sa më shumë mjekrën që të shpëtojnë shqiptarët me qimet e tij fatsjellëse.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat