3 orë në Prokurori/ Flet Dvorani: Çështjet ligjore nuk shtrohen me filma

Shqipëria

3 orë në Prokurori/ Flet Dvorani: Çështjet ligjore nuk shtrohen me filma

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 13:45
Ardian Dvorani

Pasi ka shkuar në Prokurori që prej orës 10 të mëngjesit kreu i KED, Ardian Dvorani foli për mediat pas padisë që presidenti Meta bëri për të dje.

“Për këtë situatë do jetë prokuroria që do japë vlerësimin, vendimin. Unë nuk mund të flasë me detaje, por hetimi nuk zhvillohet në media,tv e gazeta, Unë kam dhënë shpjegime se pse ka ndodhur gjëja. Nuk është e mira që ti shtrojnë cështjet ligjore me produkte artiske e filma, por në rrugë ligjore tek organet e ligjit”, tha Dvorani.

I pyetur nëse do vazhdojë detyrën në rast ndekje penale ai tha: Ligji është i qartë për ndjekjen penale, patjetër që nuk e ushtron dot detyrën .
“Prokurorët po kryejnë verifikime, kaq mund të them unë, kam dhënë shpjegime, nuk ka nevojë për të paraqitur prova, pastaj e vlerësojnë vetë prokurorët.

“Unë jam para jush që mbasi thirrem nga prokuroria, të deklaroj se është e pakuptimtë të them se si do sillen ata në këtë rast, ata bëjnë detyrën e tyre dhe mirë do bëjnë që ti kryejnë deri në fund.

Unë nuk e kam menduar që kam ndonjë status të privilegjuar. Pavarësisht kësaj unë nuk jam në pozitë të vështirë, kam detyrim të përmbushë gjithë kompetencat e detyrës që mbaj, jam i detyruar sepse shorti më obligon”, tha ai më tej.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat