Ambasadori gjerman takon kryeprokurorin Çela: Mbështesim zbatimin e reformës në drejtësi

Shqipëria

Ambasadori gjerman takon kryeprokurorin Çela: Mbështesim zbatimin e reformës në drejtësi

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 14:12
Peter Zingraf

Ambasadori Gjerman Peter Zingraf takoi sot Prokurorin e ri të Përgjithshëm Olsian Çela dhe e përgëzoi atë për detyrën e re, që mori në datën 5 dhjetor.

Ambasadori u shpreh se Gjermania, së bashku me Bashkimin Evropian, ka mbështetur gjithmonë zbatimin e reformës në drejtësi në Shqipëri dhe do ta vijojë të bëjë këtë edhe në të ardhmen.

"Zgjedhja e Prokurorit të Përgjithshëm përmes parlamentit pas verifikimit dhe vlerësimit të kandidatëve nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë është një hap thelbësor në zbatimin e reformës në drejtësi dhe do të konsolidojë besimin e qytetarëve në sistemin e drejtësisë. I uroj Prokurorit të ri të Përgjithshëm shumë forcë dhe suksese në detyrën e tij të rëndësishme", tha Zingraf.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat