Rama në Laç debat me banorin: Na prishe gjithë bisedën

Shqipëria

Rama në Laç debat me banorin: Na prishe gjithë bisedën

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 15:18
Foto

Kryeministri Edi Rama ka vijuar me inspektimin e zonave të dëmtuara nga tërmeti duke u ndalur në Laç. Edhe në këtë takim nuk kanë munguar debatet me banorët.

Rama: Na prishe gjithë bisedën të lutem shumë, mos na shqetëso tani

Një prej tyre kërkon strehim dhe përgjigje nëse shtëpitë janë të pabanueshme.

Qytetarja: Deri tani nuk ka pyetur njeri, unë e kam babin 68 vjeç

Rama: Çfarë të të pyesin?

Qytetarja: Ne nuk jemi duke pritur për ndihma ushqime dhe as batanije. Unë për bukë nuk jam duke vdekur.

Propozimin për tu vendosur në çadër e kanë konsideruar të papranueshëm për shkak të të ftohtit.

Qytetarja: 68 vjeç banin në çadër nuk mundet.

Rama: Në çadër dimërore nuk ka asnjë problem as për 68 vjeç as për 168 vjeç. Janë çadra që nuk fusin të ftohtë, janë me energji dhe me televizor. 

Në debat nuk kanë munguar as batutat.

Për Ramën do të ketë një vlerësim më të plotë për të gjithë banesat.

Rama: Shtëpinë do ta rindërtojmë, do marrësh çadrën dimërore dhe kaq.

Edhe në largim nga Laçit debatet mes banorëve dhe kryeministrit nuk munguan.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat