Basha refuzon tryezën me Ramën: Qytetarët duan zgjidhje, jo shfaqje

Shqipëria

Basha refuzon tryezën me Ramën: Qytetarët duan zgjidhje, jo shfaqje

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 16:08
Lulzim Basha

ryetari i opozitës, Lulzim Basha, rikonfirmoi edhe njeherë refuzimin për një tryezë të përbashkët me kryeministrin Rama për situatën e krijuar nga tërmeti.

Duke folur për gazetarët ai tha se opozita nuk bëhet pjesë e asnjë shfaqje, teksa përsëriti edhe njëherë se reforma zgjedhore dhe zgjedhjet e parakohshme janë zgjidhja për krizën politike.

Basha: Përgjigjen e keni marrë nja 10 herë. Nuk kam asgjë për të shtuar nga ajo që ju kam thënë. Nuk do të bëhemi pjesë e një shfaqje që po na turpëron dhe po shton dhimbjen dhe vuajtjen  e qytetarëve. Dialogu politik për reformën zgjedhore, zhbllokimi i dialogut politik për reformën zgjedhore sipas propozimit të shtatorit. Reforma zgjedhore dhe vullneti i qytetarëve përcaktojnë cilësinë e demokracisë dhe jo fotot dhe shfaqjet mes kryetarit të qeverisë dhe kryetarit të opozitës. 

Për Bashën, me apo pa tryeza, është detyrë e qeverisë të ndihmojë njerëzit në nevojë.

Basha: 26 nëntori ishte një fatkeqësi natyrore por tregoi qartë sesa i keqpërgatitur është shteti shqiptar për t'iu përgjigjur një fatkeqësie të tillë. Insistoj që të kalohet nga fjalët dhe shfaqjet në vepra që janë detyrë e qeverisë. Qeveria e ka për detyrë të ndihmojë njerëzit në nevojë, të përfundojë vlerësimin e banesave.

Deklaratën Basha e bëri pas takimit që pati me Ministrin e Jashtëm të Italisë te rezidenca e Ambasadorit italian, të cilin e falenderoi edhe njëherë për mbështetjen dhënë Shqipërisë në operacionin e kërkim-shpëtimit.

Basha: Faza e dytë e emergjencës po godet mijëra familje shqiptare të pastreha. Italianët ishin të parët, ardhja e tyre me ekspertizën e duhur ndihmuan në shpëtimin e dhjetëra jetëve. E falenderova për avokatin e palodhshëm që po bën për negociatat. Diskutuam për krizën dhe vendosmërinë e opozitës për të dhënë kontributin e saj, reformën zgjedhore dhe zgjedhje të parakohshme. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat