KLP nuk vonon/ Rikthen në punë Arta Marku, ja pozicioni i saj pas largimit si kryeprokurore

Shqipëria

KLP nuk vonon/ Rikthen në punë Arta Marku, ja pozicioni i saj pas largimit si kryeprokurore

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 17:01
Arta Marku

Ish-kryeprokurorja Arta Marku do t’u kthehet me kohë të plotë hetimeve. Pas zgjedhjes së një kryeprokurori të ri, Arta Marku, e cila doli në vendin e dytë për garën e kryeprokurorit do të rikthehet në detyrën e prokurores pranë Gjykatës së Apelit në Tiranë.

Pak ditë më parë, Gazeta Shqip publikoi lajmin se Arta Marku nisi lejen e zakonshme në pritje të emërimit, por Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk ka humbur kohë. Në njoftimin për shtyp për mbledhjen e së enjtes për të marrë disa vendime për transferimet e disa prokurorëve të Krimeve të Rënda, pas ngritjes së SPAK do të votojë edhe emërimin e Arta Markut.

Gjithashtu nesër do të merret vendimi edhe për Alketa Ziflën, e cila dha dorëheqjen nga detyra e drejtores së kabinetit në Prokurorinë e Përgjithshme, pas emërimit të kreut të ri të saj, Olsian Çela.

Zifla do të votohet për t’u emëruar prokurore pranë Gjykatës së Shkallës së Parë në Tiranë, atje prej nga u largua për të marrë detyrën e drejtores së kabinetit të Arta Markut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat