Habit Rama: Kam dy javë që ndihem shumë herë më i vogël se Erjon Braçe

Shqipëria

Habit Rama: Kam dy javë që ndihem shumë herë më i vogël se Erjon Braçe

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 20:03
Erion Braçe, Edi Rama

Gjatësia është nga tiparet kryesore që e bën të dallueshëm kryeministrin Rama.

Siç tregon dhe vetë ai, që kur ka lënë basketbollin numëron 2-3 takime me njerëz që "i bëjnë hije".

Por në takimin me ambasadorët e huaj në vendin tonë, Rama tregoi se prej dy javësh ndihet shumë herë më i vogël se zëvendësi i tij Braçe përballë heroizmit të grupeve të kërkim-shpëtimit që asistuan vendin tonë për nxjerrjen e qytetarëve të mbetur në gërmadhat e godinave të shembura nga tërmeti i 26 nëntorit.

Edi Rama: Jam produkt bujarie i Zotit apo natyrës, nuk e kam bërë akoma zgjedhjen midis të dyjave. Kam kaq shumë centimetra sa asnjëherë nuk jam ndjerë i vogël përpara të tjerëve. Madje e kam të vështirë të kujtoj që kur kam lënë basketbollin se a kam pasur më shumë se dy apo tre takime me njerëz më të  gjatë se vetja. Por pa asnjë retorikë mund t'ju them se kam dy javë që ndjehem shumë herë më i vogël se Erjon Braçe në masë. Sot edhe më i vogël përballë shembullit të gjithë heronjve që ishin mes nesh, njerëz të zakonshëm të vendeve nga erdhën, që siç erdhën dhe ikën, si ëngjëj mbrojtës që u shfaqën dhe zhdukën.Nuk bëhet fjalë për lartësi fizike, as politike dhe as shoqërore. Ishte gjerësia, thellësia dhe lartësia e brendshme e heroizmit të jashtëzakonshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat