Alimadhi: Balli Kombëtar do të garojë i vetëm në zgjedhje, i ra apo jo telefonit PD

Shqipëria

Alimadhi: Balli Kombëtar do të garojë i vetëm në zgjedhje, i ra apo jo telefonit PD

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 23:01
Adriatik Alimadhi

Kreu i Ballit Kombëtar, Adriatik Alimadhi deklaron se do të garojë vetëm në zgjedhjet e ardhshme.

Në "Arena" në RTV Ora, ai tha se marrja e mandatit të deputetit nga ana e tij ishte për këtë arsye.

Adriatik Alimadhi: Sa i takon zotit Basha nëse do të kishe bërë lëvizjen politike në 2017 të mos kishte marrë pjesë në zgjedhje të ishte larguar pavarësisht marrëveshjes për 6 muaj do të kishim situatë tjetër. Kurse tërheqja nga mandatet mendohej një presion politik ndaj Ramës. Mbështetja e tij nga ndërkombëtarët e dobësoi opozitën. Mandatin e kam marrë me vetëdije të plotë, Ballit Kombëtar i janë vjedhur historikisht votat. Ka qenë precedenti i PD kjo, ja merrte Ballit dhe ja jepte subjekteve të tjera. Marrja e mandatit është për ta futur vetëm subjektin politik në zgjedhje,  le të marrë 10 mijë vota. Kjo është lëvizja ime politike, në daç të dojë PD për të shkuar me të, në daç ti bjerë ose jo telefonit. Sigurisht duke parë edhe lëvizjet e tjera, në rast se ka lëvizje të tjera të interesuara për të dalë bashkë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat