Gjoni: PD po shkon drejt harresës

Shqipëria

Gjoni: PD po shkon drejt harresës

Më: 11 dhjetor 2019 Në ora: 23:16
Edlira Gjoni

E ftuar në emisionin “Arena” nga Dritan Hila, analistja politike Edlira Gjoni ka thënë se Partia Demokratike po shkon në harresë, dhe ajo duhet që të rikthehet sa më shpejtë në jetën politike.

Hila: Si do të kthehet Basha në sistem?

Edlira Gjoni: Unë shpresoj që PD të mos zgjasi aq shumë jashtë vëmendjes, dhe jashtë aksionit politik sepse kur të vijnë zgjedhjet pastaj njerëzit do të thonë se kjo është parti e re. PD është zhveshur nga çdo lloj funksioni politik dhe institucional, por edhe kjo parti po shkon tanimë drejt harresës. Fatkeqësi pas fatkeqësie, ndodhi pas ndodhie, vëmendja po shkon diku tjetër dhe PD po harrohet, dhe ka vetëm një mënyrë për tu rikthyer, janë zgjedhjet dhe vetëm ato. Unë mendoj se nuk do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat