Reshje shiu dhe bore, njihuni me parashikimin e motit për sot - Bota Sot
Reshje shiu dhe bore, njihuni me parashikimin e motit për sot

Shqipëria

Reshje shiu dhe bore, njihuni me parashikimin e motit për sot

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 07:54
Ilustrim

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu dhe dëbore në zonat e thella malore.

Sipas Meteoalb, temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë ku do variojnë: në zonat malore nga -3ºC deri në 05ºC, në zonat e ulëta nga 04ºC në 12ºC dhe në zonat bregdetare nga 09°C në 14ºC.

Era do të fryej në drejtim Jugor me forcë valëzimi deri në 3 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash të cilat do të sjellin reshje shiu dhe dëbore në zonat e thella malore.

Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -3ºC deri në 06ºC dhe në zonat e ulëta nga 01ºC në 08ºC.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat