“Gjyshja më thoshte që vdekja nuk zgjedh” Rama shkon në familjen Meçja, humbi 3 jetë prej tërmetit

Shqipëria

“Gjyshja më thoshte që vdekja nuk zgjedh” Rama shkon në familjen Meçja, humbi 3 jetë prej tërmetit

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 12:00
Edi Rama dhe Ajet Mecja

Kreu i qeverisë Edi Rama ka vizituar këtë të enjte një ndër familjet e prekura rëndë nga tërmeti.

Gruan, vajzën dhe mbesën Ajet Meçja i humbi nën rrënojat në Durrës. Rama e ka ngushëlluar Ajet Meçen dhe është shprehur se ‘vdekja zgjedh dhe nuk pyet për rradhë’.

Edi Rama: Gjyshja ime thoshte që vdekja zgjedh dhe nuk pyet për radhë dhe shpesh herë zgjedh më të mirë. Për një të keq merr disa të mirë. Ajo që na mbetet ne është të jemi afër, të bëjmë maksimumin. Kemi marrë edhe këto masat e mbështetjes financiare.

Ajet Mecja: Nëse mund ta ndaja kohën time midis vajzave të djalit në Itali, dosja që sikur të kishte një hapësirë ligjore që të më mundësohej ai pensioni që është parashikuar, nëse ka hapësirë ligjore

Edi Rama: Miku im, hapësirën ligjore e bëjnë njerëzit nuk e bën zoti. Zoti bën të tjera gjëra që ne nuk i kemi bërë. Kështu që çfarë të duash ti do bëhet si të duash ti do të bëhet.

Ajet Meçja: Nëse mundet që unë ta ndaja kohën time mes fëmijëve në Itali dhe këtu. Dua të më mundësohet ai lloj pensioni që është parashikuar, nëse ka hapësirë ligjore.

Rama: Hapësirën ligjore e bëjnë njerëzit, kështu që do të bëhet çfarë të duash ti. Ke humbur edhe bashkëshorten, edhe vajzën, edhe mbesën. O Zot. Po ishit bashkë?

Meçja: Po, ishim bashkë. Unë fjeta në një dhomë të vogël në ballkon, dy vajzat te dhoma jonë, ndërsa gruaja në dhomën tjetër. Te tërmeti i madh i dëgjova që ulërinin shumë, sidomos mbesa, por unë nuk pata mundësi të dilja se m’u bllokua dera. Edhe mbi mua radhë inerte boll, dola zvarrë dhe pashë vetëm komshinjtë jashtë, pallati ishte bërë grumbull. Pastaj mblodha mendjen, ku janë fëmijët. U futa dhe dëgjoja mbesën, që thërriste “gjyshi” dhe Djenën që thoshte “më shpëtoni, ku është mami”, por gruan e kishte goditur të parën.

Rama: Problem i madh është edhe pluhuri, ka raste që të mbyt pluhuri. Pasi ra tërmeti mora informacionet e para se në Durrës e Thumanë kishte probleme të mëdha, mora makinën dhe u nisa. Kur erdha, pashë Edisonin aty.

Meçja: Fati i keq i atyre. Të pashë edhe ty kur erdhe, edhe drejtorin e policisë, kisha hallin mos nxirrnin vajzën, se me të komunikoja verbalisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat