Basha në Durrës, sulmon Dakon: Buxheti është i shqiptarëve, nuk është as i oligarkëve, as i Edi Ramës

Shqipëria

Basha në Durrës, sulmon Dakon: Buxheti është i shqiptarëve, nuk është as i oligarkëve, as i Edi Ramës

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 20:06
Lulzim Basha

Demokratët i dhanë fund “armëpushimit” të vendosur me socialistët për shkak të tërmetit. Tri javë pas vendi u shkund nga tërmeti , Lulzim Basha ndryshoi taktikë dhe kaloi në në sulm duke treguar me gisht përgjegjësit.

“Përgjegjësia fillon me ata që kanë përgjegjësi për ndërtimet dhe licensimin e ndërtimeve, që është shteti. Këtu në Durrës kemi edhe një veçori se në 99% të pallateve, ai që ka firmosur për këto leje, ka sjellë edhe betonin, në konflikt interesi, Vangjush Dako. Pasi mbaron gjithçka, kolaudohet dhe prapë pushteti vendor, bashkia, ka për detyrë të kolaudojë që gjithçka është bërë në rregull. Përgjegjësia fillon dhe mbaron me shtetin. Ç’është ajo shprehje “do t’i bëj unë letrat”. Çfarë letrash do të bëjë ai? Ai duhet të shkojë në burg për këto gjëra”, – tha kryetari i PD, Lulzim Basha.

Durrsaket e revoltuar denoncuan situatën e pasigurisë dhe mungesën e një vëzhgimit përfundimtar për banesat e tyre tek kryetari demokrat..

Partia Demokratike pas kalimit të situatës së emergjencës ka vendosur të thyejë heshtjen dhe të denoncojë keqmenaxhimin post termet që sipas saj po bëhet nga autoritetet dhe kryeministri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat