Zbulohet tema te Zheji, tërmeti: Ulërin populli, po Drejtësia?!

Shqipëria

Zbulohet tema te Zheji, tërmeti: Ulërin populli, po Drejtësia?!

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 20:52
Ilustrim

“Tërmeti: Ulërin populli, po Drejtësia?!” Kjo është tema e përzgjedhur për tu diskutuar mbrëmjen e sotme në studion e 360grade të Artur Zhejit, Live, duke nisur nga ora 21:00 në Rtv Ora dhe YouTube-n e Ora News.

Duket sikur ka një prirje për “harruar” tragjedinë që shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit 2019. Njëkohësisht “mafia e ndërtimit” nuk është vendosur ende përpara përgjegjësisë.

Pallate dhe godina të shkërmoqura sikur të ishin të bombarduara, njerëz të pastrehë që do të kalojnë dimrin nëpër çadra, njerëz të pashpresë dhe në pritje të një strehe të re dhe të sigurtë.
Kështu shfaqet Shqipëria në prag të vitit 2020. Edhe më e varfër. Edhe më e dërmuar.

Për fat të keq, gjithmonë e më shumë njerëz, ndjejnë dhe shohin si rrugëzgjidhje të jetës së tyre, braktisjen e Vendlindjes…

A do të ketë pra, për këta dhjetëra e mijëra viktima të tërmetit dhe të mafias së ndërtimeve, një drejtësi të shpejtë dhe një Drejtësi të drejtë?

Të ftuar:

1. Spartak Ngjela
2. Enida Bozheku
3. Laert Vasili
4. Aulon Kalaja
5. Gazmend Oketa
6. Zaçe Islami

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat