Macron: I jemi pranë Shqipërisë, ja kur do të mbahet Konferenca e Donatorëve - Bota Sot
Macron: I jemi pranë Shqipërisë, ja kur do të mbahet Konferenca e Donatorëve

Shqipëria

Macron: I jemi pranë Shqipërisë, ja kur do të mbahet Konferenca e Donatorëve

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 20:56
Emanuel Macron

Pas bisedimeve të së enjtes në Këshillin Europian, presidenti francez, Emanuel Macron është ndalur në një deklaratë për mediat, ku ndër të tjera foli edhe për Konferencën e Donatorëve sa i përket dëmeve të tërmetit në Shqipëri.

"Folëm gjithashtu edhe për situatën që po kalon Shqipëria. Do të doja që t’i përcillja një mesazh solidariteti popullit shqiptar. U  gjendemi pranë! Ne europianët do të marrim përgjegjësinë tonë dhe në dhjetor apo janar do të organizojmë një Konferencë Donatorësh për të ndihmuar, pasi janë 1 mije vetë që kanë humbur banesat e çdo gjë. 

Burimet diplomatike bëjnë me dije se data të mundshme për zhvillimin e konferencës mund të jenë 19 dhjetori ose 20 janari.

Më herët, kryeministri Rama ishte në Stamboll, ku presidenti Erdogan mblodhi Konferencën e Vendeve Islamike për të dhuruar shuma monetare sa i përket rimëkëmbjes së Shqipërisë pas dëmeve të mëdha që shkaktoi tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat