Ciko për projektin e fiskalizimit: Kush riskohet?

Shqipëria

Ciko për projektin e fiskalizimit: Kush riskohet?

Më: 12 dhjetor 2019 Në ora: 21:40
Ilir Ciko

Në intervistën në RTV Ora ka qënë i ftuar pedagogu Ilir Ciko i cili ka folur për projektin e Fiskalizimit. Ai është shprehur se populli është shumë mosbesues ndaj qeverisë dhe duhet të merren masat që njerëzit të binden që ky është sistemi më i mirë.

“Në radhë të parë duhen bindur njerëzit që ky është sistemi më i mirë pasi ata janë shumë dyshues ndaj qeverisë, në fakt duhet të jenë dyshues ndaj qeverisë pas skandaleve të fundit që kanë ndodhur”- është shprehur Ciko.

Gjithashtu ai u shpreh se sistemin do ta menaxhojë një kompani private dhe nuk është kjo e fundit që riskohet në rast se sistemi bie pre e hacker-ave por bizneset.

“ Në rast se sistemi bie pre e hacker-ave, nuk riskohet kompania që e menaxhon por bizneset”-shton Ciko.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat