Kryemadhi i përgjigjet ftesës së Ramës për dialog. “M’ka çu nona me la gojën”

Shqipëria

Kryemadhi i përgjigjet ftesës së Ramës për dialog. “M’ka çu nona me la gojën”

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 06:32
Monika Kryemadhi

Opozita nuk e pranon dialogun me qeverinë dhe nuk i ka pranuar ftesat e kryeministrit Edi Ramam për t’u ulur në një tryezë të përbashkët për të folur rreth krizës pas tërmetit.

Në Open në Top Channel, kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim Monika Kryemadhi ka shpjeguar arsyet se pse nuk pranon të ulet në tavolinë me Edi Ramën.

‘E para, opozita është një institucion. E dyta, ka disa propozime të opozitës për këtë situatë emergjence edhe i pari e ka nisur zoti Luan Rama ku kërkoi shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme. Nuk ka një ftesë zyrtare se ftesa zyrtare nuk bëhet me tëitter dhe as me ciu-ciut e Edi Ramës.
Në një situatë kaq dramatike nuk mund të shkosh “M’ka çu nona me la gojën”- u shpreh Kryemadhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat