Humbi prindërit dhe vëllain, Rama takon të mbijetuarin e vetëm të familjes Çupi - Bota Sot
Humbi prindërit dhe vëllain, Rama takon të mbijetuarin e vetëm të familjes Çupi

Shqipëria

Humbi prindërit dhe vëllain, Rama takon të mbijetuarin e vetëm të familjes Çupi

Më: 13 dhjetor 2019 Në ora: 21:48
Pamje nga vizita

Kryeministri i vendit ka vizituar të mbijetuarin e vetëm të familjes Çupi në tërmetin e 26 nëntorit në Thumanë.

Aleks Çupi humbi dy prindërit dhe vëllain e tij ne shembjen e pallatit 6 katesh.

Edi Rama: “Në këto kushte është shumë e rëndë dhe gjendesh pranë diçkaje e që se pranon dot. Ajo çka mund të bësh është që të qash hallin që mund të qahet, se tjetër s’ke ça bën. Unë thash; brenda datës 15 dhjetor familjet që e kaluan më keq se të tjerat këtë tragjedi do të hyjnë nëpër shtëpia. Pastaj janë gjithë ato shtëpi për të rindërtuar. Por të paktën ata që humbën shtëpinë, e kanë më të lehtë se ata që humbën njerëzit. Njeriu është bërë që mund të harrojë të keqen.”

Si pasojë e tërmetit të 26 nëntorit Aleksi Çupi ka marrë disa lëndime, por tashmë gjendja e tij është stabilizuar duke u larguar nga ambientet e spitalit për tu transferuar në banesën e tij të re në Kamëz.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat