Emocionuese/ 14-vjeçari nuk ia doli dot, familja e tij i kthen paratë Elvis Naçit: Ndihmoni një familje të prekur nga tërmeti

Shqipëria

Emocionuese/ 14-vjeçari nuk ia doli dot, familja e tij i kthen paratë Elvis Naçit: Ndihmoni një familje të prekur nga tërmeti

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 06:12
Elvis Naçi, Renis Muça

Renis Muça, tifoz i Partizanit dhe një djalosh tepër i apasionuar pas futbollit, i cili qëndroi në koma për gati 3 muaj pas një aksidenti dhe më pas ndërroi jetë në një klinike të specializuar në Ankara, u nda nga jeta pak kohë më parë, lajm që trishtoi çdo tifoz të kryeqytetit dhe çdo shqiptar.

Por familja e Renisit, ka bërë sot një tjetër gjest fisnik, që preku sërish zemrat e shqiptarëve, duke dhënë edhe një mesazh për të tjerët, sidomos për ata që abuzojnë me fondet, sidomos kur ato duhet të shkojnë për njerëzit në nevojë.

Tezja e 14-vjeçarit është bërë pjesë e emisionit ‘Shqiptarët për shqiptarët’ në ‘Neës24’ ku përmes një lidhje telefonike, bëri publik edhe kërkesën e motrës së saj, nënës së Renisit.

Mes lotësh dhe zërin që i dridhej, tezja e vogëlushit tha se të gjithë fondet që i kanë ngelur familjes nga kontributi i shqiptarëve, pas thirrjes së fondacionit Firdeues, do t’i kalojnë të prekurve nga tërmeti.

Kjo deklaratë ka bërë që në studio të preken dhe të përloten të gjithë me gjestin e familjes Muça.

“Amaneti i nënës së Renisit, është që ato para të kalojnë fondacionit tuaj, që të ndihmoni një familje të prekur nga tërmeti. Jeni sot njerëzit më të besuar në shqiptari. Ju jeni ata që nuk hezituar. Jeni njerëz me zemër të madhe. Zoti ju ndihmoftë për gjithçka dhe në këtë hap që keni marrë vëlla.”, tha tezja e Renisit. Ndërkohë, Elvis Naçi pasi falënderoi për gjestin e kësaj familje, tha se fondacioni “Firdeus” do ta rishohë këtë kërkesë.

Naçi pohoi se gjendja ekonomike e familjes Muça është e vështirë dhe do të shihet mundësia që t’u ofrohet ndihma.

“Faleminderit motër. Do donim shumë që Renisi të ishte bashkë me ne. Jetën nuk e kemi ne në dorë. Ja dolëm bashkë për hapin e parë për ta çuar jashtë Shqipërisë, por ai shkoi në botën tjetër. S’gjej fjalë për virtytin dhe zemrën e madhe që tregoni. E di që nëna e Renisit është në gjendje të mirë, por kjo tregon një zemër të madhe”, i tha Elvis Naç tezes së djaloshit që pati fatin tragjik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat