Aksidenti i rëndë në Gjirokastër, viktima një 17-vjeçar. Zbardhet emri i tij, tre ambulanca në vendngjarje. Reagon Policia

Shqipëria

Aksidenti i rëndë në Gjirokastër, viktima një 17-vjeçar. Zbardhet emri i tij, tre ambulanca në vendngjarje. Reagon Policia

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 07:25
Ilustrim

Një aksident i rëndë automobilistik i ndodhur pak pas mesnate në qytetin e Gjirokastrës, në lagjen e njohur si “Blloku i furrave”, rruga nacionale Gjirokastër – Kakavijë i ka marre jeten nje te riu.

Policia konfirmoi se viktime mbeti drejtuesi i mjetit. Ai eshte identifikuar si Myftar Xhebro, nga Nivica e Tepelenes.

Korespondentja e Panorama bën me dije se në vendngjarje kanë mbërritur 3 autoambulanca.

Gjirokastër/ Informacion paraprak.
Në  afërsi të ish fabrikës se këpucëve në Gjirokastër, një automjet tip Benz ka dale nga rruga dhe është përplasur në një pemë.

Për pasojë  ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, shtetasi M.Xh., 17 vjeç, banues në Gjirokastër (automjeti nuk është në pronësi të këtij shtetasi).
Në vendngjarje shkoi grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat