Shi dhe dëborë, ARRSH tregon rrugët ku duhet bërë kujdes

Shqipëria

Shi dhe dëborë, ARRSH tregon rrugët ku duhet bërë kujdes

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 09:32
Ilustrim

Autoriteti Rrugor Shqiptar jep informacion lidhur me situatën e rrugëve në vendin tonë, si pasojë e motit me shi dhe dëborë.

Në qarkun e Korçës gjatë natës ka pasur reshje shiu dhe dëbore.

Aktualisht po punohet për pastrim në Qafën e Qarrit-Korçë-Ersekë, në Rrugën e Dardhës, Rrugën e Voskopojës.

Ndërkohë bëhet me dije se nuk ka probleme në qarkullim e mjeteve në të gjitha akset kombëtare.

Rekomandohet përdorimi i zinxhirëve në Rrugën e Dardhës për mjetet e vogla.

Këshillohet që drejtuesit e mjeteve që zgjedhin të kalojnë këto akse të tregohen të kujdesshëm, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat