Vdekja e kryekomisarit në Kavalishencë, arrestohet drejtori, nëndrejtori akuzohet për "vrasje me dashje"

Shqipëria

Vdekja e kryekomisarit në Kavalishencë, arrestohet drejtori, nëndrejtori akuzohet për "vrasje me dashje"

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 12:59
Bajram Hajdarmetaj

Drejtori dhe nëndrejtori i Kavalishencës janë arrestuar lidhur me shembjen e godinës e cila shkaktoi vdekjen e kryekomisar Bajram Hajdarmetaj.

Godina u rrënua nga lëkundjet e tërmetit të 26 nëntorit 2019

Ndja Kujtim Hasës, i cili mban postin e nëndrejtorit të Kavalishencës rëndon akuza e "Vrasjes e kryer me dashje indirekte"

Nderkohë drejtori i Kavalishencës Ahmet Doda, 52 vjeç është arrestuar për "Shperdorim detyre" .

Arrestimi

Arrestimi i tyre u be publik nga policia e Durresit ne nje deklaratë për median ku konfirmoi leshimin e urdherndalimeve per 17 persona, dhe ekzekutimin e 9 prej tyre dhe 8 persona te tjere jane shpallur ne kerkim.

"Kujtim Hasa, 53 vjeç, në cilësinë e shefit të shërbimeve të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i vepres penale “Vrasja me dashje”.

Ahmet Doda, 52 vjeç, në cilësinë e drejtorit të shtëpisë së pushimit të Ministrisë së Brendshme, i dyshuar si autor i veprës penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Nga inspektimi i kryer pas tërmetit të 21 shtatorit, ndërtesa u përcaktua për ndërhyrje urgjente në muraturë. Fatkeqësisht shqetësimi i grupit të inspektimit, që nuk u mor parasysh në kohë, i mori jetën kryekomisarit, pasi një pjesë e godinës u shemb për shkak të tërmetit duke i marrë jetën Bajram Hajdarmetaj.

Në godinën numër 5, natën e 26 nëntorit kanë qenë edhe studentë të Akademisë së Policisë dhe trajnerë, që fatmirësisht nuk kanë pësuar dëmtime.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat