Formularë online për vlerësimin e dëmeve

Shqipëria

Formularë online për vlerësimin e dëmeve

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 14:49
Bledi Çuçi

Grupet e ekspertëve në terren të gjitha të dhënat që do mbledhin në kuadër të tërmetit të 26 nëntorit do ti kalojnë në një formular të përcaktuar i cili do të jetë online.

Prezantimi u bë nga ministri për gjendjen e jashtëzakonshme Bledi Çuçi sipas të cilit  mbledhja e të dhënave në këtë mënyrë do të lehtësojë punën për përcaktimin  e dëmeve.

“Çdo grup ka formularin në tablet dhe tabletat përkatës. Fillimisht konstatohet struktura dhe materialet pastaj shkalla e dëmtimit është e detajuar dhe të dhënat transmetohen në bazën qëndrore ku përpunohet I gjithë informacioni i mbedhur në terren”

Çuçi u bëri thirrje banorëve që të bëjnë durim pasi  po ndjekin praktikat më të shpejta për evidentimin e dëmeve

Proçesi i vlerësiomit të dëmeve tashmë ka hyrë në fazën e dytë të vlerësimit të ndërtesave që janë dëmtuar nga tërmeti, për hartimin e Raportit Përfundimtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat