Për festa në Korçë/ Rezervimet janë bërë që gjatë muajit nëntor

Shqipëria

Për festa në Korçë/ Rezervimet janë bërë që gjatë muajit nëntor

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 15:54
Foto ilustrim

Qyteti më i vizituar në Shqipëri mbetet një prej destinacioneve më të kërkuara për ata që zgjedhin që për festat e fundvitit të bëjnë diçka ndryshe.

Në hotelet dhe bujtinat e Korçës rezervimet kanë nisur herët dhe thuajse të gjitha janë mbyllur prej nëntorit ndërsa ka ende edhe pak vende për ata që do të vendosin diçka në momentin e fundit. Dekori i ngrohtë, gatimet tradicionale dhe serenatat janë elementet kryesorë që i bëjnë festimet të veçanta në këtë qytet.

Ndërthurja e atmosferës festive me atraksionet turistike por edhe aktivitetet e veçanta që ky qytet ofron ka bërë që Korça të jetë ndër më të kërkuarat në ditë festash. Pas mbrëmjeve në Pazarin e vjetër dhe bujtinat e tjera në qytet ditët mund të kalohen mes Dardhës Voskopojës dhe Boboshticës apo edhe atraksioneve të tjera që ky qytet ofron.

Për thuajse 4000 turistë që kanë zgjedhur Korçën duket se ky qytet ka gjetur mënyrën për të ofruar diçka për të gjitha grupmoshat, argëtimin, traditën dhe elementë të tjerë që e bëjnë ndër qytetet më të kërkuara për të pushuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat