Konviktet u dëmtuan/ Te Mjekësia, studentët sistemohen në ambiente të tjera

Shqipëria

Konviktet u dëmtuan/ Te Mjekësia, studentët sistemohen në ambiente të tjera

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Tërmeti i 26 nëntorit ka dëmtuar gjithashtu edhe dy konviktet e Universitetit të Mjekësisë, përkatësisht godinat me numër 3 dhe 4.

Studentët e këtyre godinave janë transferuar pranë konvikteve të Fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit. Ndërkohë bashkia e Tiranës ende nuk ka marrë një vendim se çfarë do të bëj më këto godina nëse ata do të restaurohen apo do të prishen, për këtë arsye pritet dalja e një ekspertize teknike më të detajuar e cila do të japë vendimin përfundimtarë.

“Në godinë C të fakultetit të Inxhinierisë janë akomoduar 200 studentë. Vende kemi pasur mjaftueshme për momentin dhomat janë dyshe ose treshe“, shprehet Marjon Gorica.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat