Rama: Procesi i rindërtimit të shtëpive mbyllet në qershor të vitit 2021

Shqipëria

Rama: Procesi i rindërtimit të shtëpive mbyllet në qershor të vitit 2021

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 19:20
Edi Rama

Banorët në fshatrat e Shqipërisë që u goditën nga tërmeti i 26 nëntorit, do të mund të kenë shtëpitë e tyre të reja brenda vitit 2020.

Në një videomesazh në Facebook, kryeministri Edi Rama deklaroi se shpreson se festa e vitit të ri 2020, do t’i gjejë banorët, në fshatrat e dëmtuara, brenda shtëpive të reja.

Sa i përket banorëve në qytete, shtëpitë e të cilëve gjithashtu janë shembur ose dëmtuar nga tërmeti, Rama tha se procesi pritet të mbyllet brenda qershorit të 2021, transmeton tch.

Kryeministri foli edhe për reagimin e policisë ndaj atyre që kanë abuzuar në ndërtim, duke theksuar se tashmë kanë nisur arrestimet e para.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat