Rama e pyet për kushtet në konvikt, studentja e zë ngushtë: Godina ime u prish

Shqipëria

Rama e pyet për kushtet në konvikt, studentja e zë ngushtë: Godina ime u prish

Më: 14 dhjetor 2019 Në ora: 20:00
Ilustrim

Klotilda Greku, bashkëshortja e Sajmirit i cili së bashku me prindërit e tij humbi jetën nga tërmeti në Thumanë, është akomoduar në një banesë në Shkozë së bashku me vogëlushen e saj.

Pasdite ata u vizituan nga kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku Veliaj. Në shtëpi ishin dhe babai dhe motra e Klotildës, kjo e fundit studente në vitin e dytë.

Ky fakt e ngacmoi Ramën për ta pyetur nëse jeton në konfikt dhe si i ka kushtet, por përgjigjja e vajzës nuk ishte optimiste.

Rama: Në çfarë viti je?

Vajza: Viti i dytë.

Rama: Në konvikt? Mirë konvikti, ua ka rergulluar?

Vajza: Godina ime është ajo që është prishur tani. Jam transferuar te një tjetër, 20/21.

Veliaj: Janë konvikte që i bënin me punë vullnetare vetë studentët.Bëmë ndërhyrje higjeno-sanitare por themelet dhe kolonat janë ato që kanë qenë. Duhet studim i thelluar, mban apo nuk mban. Nëse nuk mban ta fusim te projekti i KFV. Nëse kostoja shkon më lart për riparim do ta fusim se projekti i të resë.

Rama: Po kampusi kur fillon?

Veliaj: Ju kaloni javën e ardhshme VKM.

Rama: Do të bëhet kampusi i ri i bukur shumë për Universitetin, do të jetë shembullor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat