“Mall” në klubin e natës, shoqërohet pronari, menaxheri dhe 3 balerina në Shkodër

Shqipëria

“Mall” në klubin e natës, shoqërohet pronari, menaxheri dhe 3 balerina në Shkodër

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 10:27
Foto ilustrim

Kontrollet e policisë Shkodër në bashkëpunim me RENEAN dhe FNSH kanë vijuar edhe gjatë natës, ku pas shoqërimeve të 3 personave në lagjen e Licëve, dhe Xhemiljano Ndout pronar i një lokali bastesh sportive të cilit iu gjet lëndë narkotike, në orët e para të mëngjesit janë shoqëruar edhe menaxheri i një lokali nate, një klient dhe 3 femra të cilat punonin si balerina.

Pas kontrollit policia u ka gjetur doza kokaine me qese farmaceutike, ndërsa nuk dihet ende sasia që iu është sekuestruar.

Policia nuk ka ende një njoftim zyrtar për operacionin e zhvilluar në Shkodër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat