Tërmeti i 26 nëntorit, Balla mirënjohje Emirateve të Bashkuara Arabe për solidaritetin

Shqipëria

Tërmeti i 26 nëntorit, Balla mirënjohje Emirateve të Bashkuara Arabe për solidaritetin

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 16:12
Taulant Balla

Përmes një postimi në Twitter, kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka falënderuar Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Princin e Kurorës së Abu Dhabi-t, Mohamed Bin Zayed për ndihmën e parë dhe të menjëhershme që i dhanë Shqipërisë pas tërmetit të mëngjesit të 26 nëntorit.

“Shqipëria i është mirënjohëse shkëlqesisë së tij, Princit të Kurorës së Abu Dhabi, Mohamed Bin Zayed dhe Zv.Komandantit Suprem të Forcave të Armatosura të Emirateve të Bashkuara Arabe për ndihmën e parë të menjëhershme humanitare prej 13 milionë AED që i dhanë Shqipërisë pas tërmetit të 26 nëntorit. Faleminderit Emiratet e Bashkuara Arabe për solidaritetin”, shkruan Balla.

Ju kujtojmë se lëkundjet e fuqishme sizmike shkaktuan 51 viktima, qindra të plagosur dhe dëme të shumta materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat