Urgjenca e re e Kurbinit në qendër bamirësie

Shqipëria

Urgjenca e re e Kurbinit në qendër bamirësie

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 16:24
Urgjenca e re e Kurbinit

Këto pamje tregojnë ambientin ku banorët e bashkisë së Kurbinit marrin ndihmën e parë pas mbylljes së spitalit për shkak të dëmtimeve që mori nga tërmeti i 26 nëntorit.

Shërbimi i Urgjencës është vendosur në ambientet e një qendre bamirësie në Laç ku mjekët garantojnë qytetarët se kanë çdo që u duhet për tu dhënë ndihmë mjekësore

Agron Lala: "Kemi të gjitha pajisjet e domosdoshme për pritjen dhe mjekimin e pacientëve në rast emergjente.”

Por në këtë ambient mjekët e Kurbinit nuk mund të trajtojnë rastet e rënda dhe komplikacionet, të cilat dërgohen në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Agron Lala: “Bëjmë ekzaminimet përkatëse dhe sipas diagnozave përkatëse mund ti trajtojmë këtu ose në spitalin Rajonal të Lezhës dhe të Tiranës.”

Urgjenca ndërkohë do të funksionojë në këtë vend deri në ndërtimin e spitalit të ri, që pritet të shembet plotësisht në ditët në vijim.

Agron Lala: “Është lënë një shënim dhe një person që i orienton për vendndodhjen e urgjencës së re.”

Sipas angazhimit të qeverisë, spitali i ri i Laçit do të jetë në funksionim brenda pranverës së vitit të ardhshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat