Përplasen makinat pranë kryqëzimit të Patokut, 2 të plagosur

Shqipëria

Përplasen makinat pranë kryqëzimit të Patokut, 2 të plagosur

Më: 15 dhjetor 2019 Në ora: 18:24
Foto ilustrim

Dy persona raportohet se janë plagosur si pasojë e një aksidenti. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Milot-Mamurras, pranë kryqëzimit të Patokut.

Sipas informacioneve paraprake thuhet se në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën.

Policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat