Hapet tenderi ndërkombëtar për Aeroportin e Vlorës, Balluku jep detajet: Ja kur nisin punimet

Shqipëria

Hapet tenderi ndërkombëtar për Aeroportin e Vlorës, Balluku jep detajet: Ja kur nisin punimet

Më: 19 dhjetor 2019 Në ora: 12:07
Pamje nga tubimi

Hapet zyrtarisht gara per tenderin nderkombetar per ndertimin e Aeroportit te ri të Vlorës. Ne prezantimin e bere sot ne Kryeministri, ministrja e Infrastruktures Belinda Balluku ka theksuar se punimet do te nisin me 31 Maj 2020.

“Sot qe flasim tenderi nderkombetar eshte i hapur, dokumentacionet ndodhen online, ku pjesemarresit do te gjejne gjithcka qe u duhet. Ky tender do te jete i mbyllur ne daten 12 mars. ju duhet perfaqesuesve nga trupi diplomatik dhe atasheve te na ndihmoje duke e hapur kete lajm te mire per gjithe vendet e interesuara, procesi do te jete i hapur deri ne 12 mars, pasi proceset e tenderave nderkombetare duan 60 dite kohe, por duke pasur parasysh edhe kohen e festave, u kemi lene edhe nje afat me te gjate, per te krijuar te gjitha mundesite e nevojshme”- tha ministrja Balluku.

Sipas saj, per here te pare nga Shqiperia do te kemi linja transoqeanike qe do te aksesojne SHBA dhe Kandane, duke krijuar akses direkt te shqiptareve dhe diaspores.

“Edhe duke nxjerre mesim edhe nga kontratat e meparshme, nga TIA, kemi punuar shume fort per ti dhene shtetit shqiptar nje kontrate te mire per zhvillimin e vendit dhe per ate veper kombetare qe shteti do te marre ne dorezim pas 35 vjetesh”- tha ajo, duke theksuar se “kemi pasur parasysh udhetarin shqiptar qe per te pare femijet ne Amerike duhet te nderrojne deri ne tre avion”.

Sipas saj, 30 milione euro do te jete vlera akumulative qe do te sjelle funksionimi i ketij aeroporti, nderkohe qe procesi per perzgjedhjen e kompanise fituese, do te jete transparent dhe konform standardeve me te larta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat