Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, vdes një person

Shqipëria

Aksident tragjik në autostradën Tiranë-Durrës, vdes një person

Më: 8 janar 2020 Në ora: 19:27
Foto ilustrim

Rreth orës 17:15 në aksin rrugor Tiranë- Durrës, në vendin e quajtur “Marikaj” një këmbësor ende i paidentifikuar rret 60 vjeç ka kaluar nga njëra anë e autostradës në tjetrën dhe për pasojë është goditur për vdekje nga fugoni tip “Benz” me drejtues shtetasin F. V, i pajisur me leje drejtimi dhe çertifikatë të aftësisë profesionale.

Drejtuesi i fugonit tip “Benz” shtetasi F. V, është shoqëruar në komisariat për veprime të mëtejshme hetimore.

Policia rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje, ku po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit që ka ndërruar jetë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat