Dade: E majta duhet të ribëhet, lumturohem që s'jam pjesë e këtij Parlamenti

Shqipëria

Dade: E majta duhet të ribëhet, lumturohem që s'jam pjesë e këtij Parlamenti

Më: 8 janar 2020 Në ora: 22:25
Arta Dade

Si jo pak socialistë, Arta Dade, është e mendimit se e majta duhet të ribëhet. E ftuar në Rtv Ora, ish-deputetja socialiste shprehet në mbështetje edhe të ndryshimit të sistemit.

Arta Dade: E majta duhet të ribëhet. Pashë sot në lajme  janë mbledhur 50 mijë firma për të ndryshuar sistemin zgjedhor. Kjo do të jetë një pikënisje fantastike për të krijuar një frymëmarrje demokratike dhe për forca të reja që të marrin pjesë në zgjedhje.Të kemi parlament demokratik dhe jo parlament të emëruar nga numri një i secilës parti. Do të isha mbështetëse e fuqishme e një sistemi tjetër ku njerëzit do të përzgjidhnin dhe do të ishin më të lidhur direkt për llogaridhënie me deputetin e tyre. Unë kam qenë e zgjedhur direkt katër herë. Të jep lidhje dhe përgjegjësi më të madhe ndaj elektoratin.

Jashtë politikës dhe diplomacisë, Arta Dade thotë se kjo ishte jashtë vullnetit të saj, por shton se me këtë parlament lumturohet që nuk është pjesë e tij.

Arta Dade: Kjo ishte zgjedhja e kryeministrit dhe jo zgjedhja ime. Por mendoj se në këtë parlament nuk kam humbur ndonjë gjë, nganjëherë lumturohem që nuk jam.Nuk jam shkëputur nga politika, e ndjek politikën. Në gjithë veprimtarinë politike në Tiranë jam shumë e angazhuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat