Rama flet për herë të parë pas deklaratave të Udhëheqësit Suprem të Iranit

Shqipëria

Rama flet për herë të parë pas deklaratave të Udhëheqësit Suprem të Iranit

Më: 9 janar 2020 Në ora: 10:50
Edi Rama

Kryeministri Edi Rama ka folur sot per here te pare pas deklaratave te udheheqesit Suprem te Iranit per qendrimin e Shqiperise krahë SHBA-ve ne sulmet e nisura pas vrasjes se gjeneralit iranian.

Ne fjalen e tij teksa prezantoi programin dhe përparësitë e Shqipërisë në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së, Rama tha:

“Duke qenë se shumë prej sfidave e mundësive vijnë prej përtej rajonit të OSBE na duhet të përforcojmë platformat e dialogut me partnerët aziatikë e mesdhetarë për bashkëpunim.

Situata aktuale në brigjet Jugore është një shembull se sa ngushtë e ndërlidhur është siguria jonë e përbashkët.

E meqë ra fjala po flas në emër të një vendi që dje u përcaktua si një vend djallëzor në mes të Evropës nga autoriteti i lartë i regjimit totalitar të Teheranit.

Programet tona të hartuara pas bisedimeve në kryeqytet e Vjenë do mbeteshin vetëm në letër pa përbërësin me të rëndësishëm , ekipin kryesyes të Shqiperise në Tiranë e këtu në Vjenë.

Kemi angazhuar diplomatë e profesionistë, një ekip të talentuar e shumëkombësh ndërtuar edhe falë mbështetjes të shumë vendeve partnere që i falenderoj nga zemra.

Detyra e tyre e vështirë do jetë të arrijnë konsensues duke punuar krahë për krahë me ekipin e sekretaritatit dhe institucioneve autonome”.

Nje dite me pare, diktatori iranian, Udhëheqësi Suprem Ali Khamenei, përmendi një ‘vend djallëzor në Europë që ka bërë komplot me SHBA kundër Iranit’ .

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat