Digjet makina e policit. Efektivi ishte pezulluar disa herë nga detyra

Shqipëria

Digjet makina e policit. Efektivi ishte pezulluar disa herë nga detyra

Më: 9 janar 2020 Në ora: 15:33
Foto

Mjeti privat i një punonjësi policie është djegur gjatë natës në qytetin e Elbasanit.

Ngjarja ndodhi në lagjen “28 nëntori”, pranë banesës së efektivit të policisë Edvin Gjyli. Mjetit tip “seat” në pronësi të tij i është vënë flaka në pjesën e parme dhe të pasme dhe për pasojë mjeti është djegur pjesërisht.

Policia e Elbasanit në njoftim paraprak të saj bën me dije se po hetohet në lidhje me ngjarjen dhe nëse ka lidhje me detyrën e efektivit.

Edvin Gjyli njihet si një nga 4 punonjësit e policisë i cili në Korrik të vitit 2019 u pezullua nga detyra si i dyshuar për “nxjerrje të sekretit hetimor” të një superaksioni të Reneas ku u zbuluan një arsenal armësh të sofistikuara në Bradashesh të Elbasanit.

Efektivi është rikthyer sërish në detyrë, por nuk dihet nëse djegia e mjetit të tij ka lidhje me ngjarjen në fjalë.
Policia ka sekuestruar pamjet filmike të bizneseve të zonës për të hedhur dritë mbi ngjarjen ndërkohë që materialet i kanë kaluar prokurorisë për hetime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat