Apeli i Metës: Urgjentisht të vendoset dialogu politik, ose do humbasim shumë

Shqipëria

Apeli i Metës: Urgjentisht të vendoset dialogu politik, ose do humbasim shumë

Më: 9 janar 2020 Në ora: 16:00
Ilir Meta

Presidenti Ilir Meta shprehu shqetësimin për raportin e agjencisë prestigjoze ndërkombëtare Fitch për vitin 2019, sipas së cilës Shqipëria është përkeqësuar në vlerësimin e shkallës së perceptimit të investitorëve, nga niveli 59.8, në 53.5.

“Pa u ndalur sot në shqetësimet që kanë të bëjnë me faktorët ekonomikë dhe financiarë, dua të tërheq vëmendjen ndaj aktorëve politikë, që faktori kryesor i këtij përkeqësimi është kriza e rëndë politike në vend,” shkruan kreu I shtetit në një postim në facebook.  

Ai më tej apelon urgjentisht prë vendosjen e një dialogu politik.

“Duhet urgjentisht vendosja e dialogut politik dhe bashkëpunimit për adresimin e menjëhershëm dhe të besueshëm të kushteve të Bundestagut. Përndryshe, jo vetëm çelja e negociatave me Bashkimin Europian pamundësohet, por vendi ynë do humbasë më shumë besueshmërinë e investitorëve të huaj seriozë.”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat