Vizita e Ramës në Rusi, Mediu: Nuk do të mund të ndalë shtrirjen e influencës së saj në Ballkan

Shqipëria

Vizita e Ramës në Rusi, Mediu: Nuk do të mund të ndalë shtrirjen e influencës së saj në Ballkan

Më: 9 janar 2020 Në ora: 18:30
Fatmir Mediu

Kryetari i Partisë Republikane dhe ish- minstri Mbrojtjes Fatmir Mediu, është shprehur lidhur me takimin që mund të zhvillohet me Ramës dhe Putin  gjatë vizitës së kryeministrit shqiptar në Rusi, në kuadër të Presidencës se OSBE.

Mediu e sheh pozitive këtë vizitë, duke u shprehur se diplomacia e ka për detyrë të punojë si me partnerët ashtu dhe kundështarët, por ai shton se kjo vizitë nuk do mund të ndal influencen e Rusisë në Ballkan.

Mediu: “Diplomacia punon si me partnerët, por edhe me kundërshtarët dhe ne duhet ta shohim në këtë këndvështrim, sepse tashmë dihen disa veprime të Rusisë që nuk do të ndal asnjëherë të shtrij influencën e saj strategjike,në pikëpamjen ushtarake, ekonomike si dhe nga pikëpamja politike, në ballkan”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat