Një javë për të dhënë shenjat e gishtave, prokuroria thërret Qerim Ismailajn

Shqipëria

Një javë për të dhënë shenjat e gishtave, prokuroria thërret Qerim Ismailajn

Më: 10 janar 2020 Në ora: 14:50
Foto ilustrim

Duket se pas denoncimit të Partisë Demokratike, e cila publikoi një dokument ku sipas saj kryebashkiaku i Mallakastrës është dënuar për plagosje në Greqi, reagon edhe prokuroria.

Mësohet se prokuroria kanë bërë të ditur se i kanë lënë afat deri javën tjetër Qeërim Ismailajt që të paraqitet për të dhënë shenjat e gishtërinjve.

Partia Demokratike me anë të sekretarit të Përgjithshëm, Gazmend Bardhi bëri publik edhe dokumentin nga drejtësia greke, ku thuhet se Qerim Ismailaj në datën 25 shkurt 2000 është i dënuar në Greqi me 3 vite burg.

Ismailaj ishte dënuar në Greqi për rrahje dhe plagosje.

“Dokumenti i prokurorisë greke, tregon se kryebashkiaku i Mallakastrës, Qerim Ismailaj, është dënuar në Greqi me 3 vjet burg. Ai e fshehu ndalimin dhe dënimin në formularin e dekriminalizimit”, tha Bardhi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat