Vrau kunatën, autori: Isha nën efektin e alkoolit, dyshoja se e tradhtonte vëllain

Shqipëria

Vrau kunatën, autori: Isha nën efektin e alkoolit, dyshoja se e tradhtonte vëllain

Më: 10 janar 2020 Në ora: 15:28
Erdet Çapoku

"Kam qenë në efektin e alkoolit, kisha dyshime se kunata e tradhtonte  vëllain". Këto janë fjalët që Erdet Çapoku i tha efektivëve të policisë, kur ai u mor në pyetje pas arrestimit.

34-vjeçari u arrestua pas mbrëmjen e djeshme (9 janar) vrau kunatën e tij, Enkeleda në Paskuqan. 

Krimi i rëndë ndodhi në banesën e 30 vjeçares.

Ai është ndaluar tek karburanti me kupolë në zonën e Laprakës në kryeqytet.

34-vjeçari ia mbathi menjëherë pas krimit nga shtëpia në Paskuqan. 

Erëdet Çapoku po lëvizte me biçikletë në momentin kur u prangos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat