Meta: Mirënjohje Turqisë për ndihmën e menjëhershme

Shqipëria

Meta: Mirënjohje Turqisë për ndihmën e menjëhershme

Më: 10 janar 2020 Në ora: 15:52
Meta: Mirënjohje Turqisë për ndihmën e menjëhershme

Turqia është angazhuar për ndërtimin e 500 banesave në Shqipëri pas tërmetit të 26 nëntorit.

Për këtë Shqipërinë po e viziton ministri i Mjedisit dhe Urbanizimit të Turqisë, Murat Kurum, i cili u prit sot një takim nga presidenti, Ilir Meta.

Meta i shprehu mirënjohjen e thellë për ndihmën e menjëhershme që qeveria turke i ofroi Shqipërisë pas tërmetit tragjik të 26 nëntorit 2019.

Kreu i shtetit e falënderoi gjithashtu edhe për angazhimin e Turqisë dhe Presidentit, Recep Tayyip Erdogan për ndërtimin e 500 apartamenteve të banimit për të prekurit nga tërmeti në zonën e Kurbinit.

Meta theksoi rëndësinë e bashkëpunimit me Turqinë, me qëllim forcimin e kapaciteteve të Emergjencave Civile në vendin tonë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat