Mjerim migjenian në Bushat, përlotet babai: Më dhemb shpirti kur fëmijët flenë me barkun bosh

Shqipëria

Mjerim migjenian në Bushat, përlotet babai: Më dhemb shpirti kur fëmijët flenë me barkun bosh

Më: 10 janar 2020 Në ora: 20:20
Ilustrim

"Shqipëria pa filtra" në emisionin BOOM këtë të premte ka sjellë historinë dhimbshme të familjes Prendi në Bushat të Shkodrës.

Ishte viti 2010 kur shtëpia e kësaj familje u dogj dhe nënte pjesëtaret e familjes ngelen në mes te katër rrugëve.

Kryefamiljari Mark Prendi në pamundësi për të rindërtuar shtëpinë u detyrua që së bashku me fëmijët dhe bashkëshorten të jetonte në shtëpitë e braktisura te fshatit. Kanë kaluar 10 vite dhe varfëria është bëre pjesë e pandashme e kësaj familje.

Fëmijëve u mungojnë gjerat më elementare veshja dhe ushqimi.

Mark Prendi: Këto janë kushtet, paguaj 1400 lekë për ti çuar në shkollë. Para vitit të ri disa ditë nuk shkuan në shkollë.

Vajza e Mark Prendit: Jam në klasën e 9-të, me nota 9-10. Ngënjëherë mungoj se nuk kam lekë me çfarë të shkoj.

Sikur te mos mjaftonte ky fakt Mark Prendi duhet të kujdeset edhe për nënën e tij të moshuar e cila prej vitesh dergjet në shtrat e paralizuar.

Mark Prendi: Kjo nuk mund të hajë, çfarë i japim ne. Nuk merr as mjekim, sepse nuk kam mundësi me çfarë tja marr. 

Unë dua të rindërtohet shtëpia, të fut fëmijët se i kam jashtë. 

Vargjet e Migjenit të shkruara vite më parë janë aktuale edhe sot.

Gruaja e Mark Prendit: Kam 6 fëmijë, njërin e kam të sëmurë me vrimë në zemër. Nuk kemi asnjë kusht. Fëmijëve i jap bukë me ujë e kripë.

Emisioni BOOM i bën thirrje të gjithë shqiptarëve të ndihmojnë këtë familje, të rindërtojnë shtëpinë e djegur.

Kontributi i gjithsecilit prej jush mund të ndryshoje jetën e 6 fëmijëve të familjes Prendi. 

0693561705 - Kontakti me familjen.

Image

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat