Ministri turk: Të 500 banesat që do të ndërtojmë në Shqipëri përfundojnë brenda korrikut

Shqipëria

Ministri turk: Të 500 banesat që do të ndërtojmë në Shqipëri përfundojnë brenda korrikut

Më: 11 janar 2020 Në ora: 09:12
Murat Kurum

Të 500 banesat që do të ndërtohen nga shteti turk në Laç dhe Thumanë do të përfundojnë brenda muajit korrik të këtij viti. Ministri për rindërtimin Arben Ahmetaj gjatë një konference me ministrin turk të Mjedisit dhe Urbanizimit, Murat Kurum tha se projekti përbën risi nga ana teknologjike dhe shkon përtej ndërtimit të emergjencës.

Arben Ahmetaj: “Puna për rindërtimin ka filluar. Projekti mendohet të jetë rreth 500 banesa për qytetarët që kanë humbur shtëpitë në zonën e Thumanës dhe Laçit, shoqëruar me ambiente komerciale dhe dy ambiente të rëndësishme publike. Jemi duke folur për shkollën dhe ndërtesën e bashkisë së Thumanës.

Shqipëria ka qënë gjithmonë në fokus së Presidentit Erdogan, u shpreh ministri Murat Kurum teksa tha se ndërtimi i banesave është një detyrë ndaj vëllezërve shqiptarë.

Murat Kurum: “U munduam të ishim krah vëllezërve shqiptarë. Kemi ofruar ndihma, jemi mundur të përballojmë nevojat për çadra dhe ushqime. Perveç kërkesave urgjente presidenti Erdogan për të plotësuar nevojat për strehim ka premtuar ndertimin e 500 banesave. Ne e kemi filluar menjëherë këtë proces. Banesat do të përshtaten me kulturën tuaj të jetesës dhe synojmë t`i përfundojmë brenda 6 muajsh”

Brenda këtij viti qeveria synon rikonstruksionin dhe ndërtimin e të gjitha banesave në zonat rurale që u dëmtuan nga tërmeti i 26 nëntorit, si dhe rregullimin e dëmeve në shkolla e qendra shëndetësore. Procesi i rindërtimit pritet të përfundojë pranverën e vitit 2021 me krijimin e lagjeve të reja urbane në Tiranë, Durrës, Kavajë, Krujë e Thumanë. Sipas të dhënave zyrtare dimrin po e kalojnë në çadra 10 mijë persona.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat