Thirrja e Kryemadhit për Ramën: Boll me tradhtitë e thikat pas shpine

Shqipëria

Thirrja e Kryemadhit për Ramën: Boll me tradhtitë e thikat pas shpine

Më: 11 janar 2020 Në ora: 13:03
Monika Kryemadhi

Monika Kryemadhi, kryetarja e LSI-së zhvilloi një takim me të rintjë në qytetin e Elbasanit, ku i dha kartat e anëtarësisë.

Gjatë takimit, Kryemadhi i bëri thirrje kryeministrit Rama që të kthehet në Shqipëri e të ndalë thikat pas shpine ndaj Kosovës dhe Shqipërisë.

“Nga Elbasani i bëj thirrje jo vetëm Edi Ramës por dhe sponsorizuesve të Edi Ramës, boll me tradhtitë e tua dhe thikat pas shpine ndaj Kosovës e Shqipërisë.

Riktheu në vendin tënd se ky vend të rriti, të pagoi pafundësisht për shkollën, karrierën, ekspozitat e tua", tha Kryemadhi.

Kryetarja e LSI-së shtoi se Rama duhet ta dojë vendin e vet, por nëse nuk e bën do të mbetet pa atdhe e pa fe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat