Negociatat, në mars vendimi për Shqipërinë

Shqipëria

Negociatat, në mars vendimi për Shqipërinë

Më: 11 janar 2020 Në ora: 16:51
Foto

Me 26-27 mars Këshilli Europian do të marrë një vendim për çështjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Liderët e Unionit do të diskutojnë nëse do t’i japin dritën jeshile vendit tonë ose do të kërkojnë që prioriteti i tyre të jetë metodologjia e re e zgjerimit e kërkuar nga Franca.

Për këtë arsye, eurokomisioneri për zgjerimin Oliver Varhelyi ka ndërrmarrë një sërë takimesh me përfaqësuesit kritik të Unionit përsa i përket zgjerimit.

Ai ka diskutuar më nga afër me Kryeminisrin francez dhe me ministrin e Jashtëm holandez për metodologjinë e re të zgjerimit dhe hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Pas këtyre takimeve, një nga vendet skeptike për Tiranën zyrtare, Holanda, i ka kërkuar institucioneve shqiptareve rezultate konkrete për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndërsa presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi ditën e premte që tani është radha e Unionit që të mbajë përgjegjësinë e saj përballë Ballkanit Perëndimor.

Sipas saj nuk duhet të ndryshojnë rregullat, por metodologjia e re dhe negociatat për Tiranë dhe Shkupin duhet të ecin paralelisht.

Por nga ana tjetër një nga mbështetësit kryesor të Shqipërisë, në fund të 2019 Bundestagu gjerman i kërkoi vendit tonë që përfundojë me reformën zgjedhore dhe të bëjë funksionale Gjykatën Kushtetuese funksionale para konferencës ndërqeveritare.

Pavarësisht kërkesave të gjermanëve, Kushtetuesja ka mbetur në ngërçin politik mes mazhorancës dhe Presidentit dhe për këtë arsye ka përfunduar në Venecia.

Ndërsa për reformën zgjedhore, ndërkombëtarët kërkojnë konsensus politik, dhe për këtë arsye miratimi i ndryshimi po zvarritet pasi nga njëra anë PD nuk preferon të ulet në tryezën e Komisionit të Posaçëm, ndërsa nga ana tjetër opozita parlametare kushtëzon votën e saj me ndryshimin e sistemit.

Pas takimit të Këshillit, ku Shqipëria pret një përgjigje pozitive, në muajin maj në Zagreb BE do të ketë përballë liderët e 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat