Mesazhi i Greqisë: Censusi test për Shqipërinë, do dëshmojë respektimin e minoritetit

Shqipëria

Mesazhi i Greqisë: Censusi test për Shqipërinë, do dëshmojë respektimin e minoritetit

Më: 12 janar 2020 Në ora: 17:33
Foto ilustrim

Greqia do ta shohë censusin e vitit 2020 në Shqipëri si një test për respektimin e të drejtave të minoritarëve gjë që më herët e kanë cilësuar si kusht për mbështetjen e integrimit. Mesazhin e dhanë përfaqësues të qeverisë greke në 29 vjetorin e Krijimit të OMONIAS, ku Vangjel Dule akuzoi qeverinë e Edi Ramës se ka bërë hapa pas në këtë drejtim.

Censusi i vitit 2020 duket se është shqetësimi kryesor i Athinës dhe përfaqësuesve politik të minoritetit grek në Shqipëri.

I pranishëm në ceremoninë e 29-vjetorit të Omonias mbajtur në Derviçian përfaqësues i Qeverisë greke Kostandino Vllasi dha mesazhin se regjistrimi i popullsisë do të të dëshmojë nëse të drejtat e minoritetit grek respektohen.

Por për kreun e PBDNJ, Vangjel Dule Shqipëria prej vitit 2017 bën hapa pas në këtë drejtim. Ndaj akuzat i ka direkte për ish aleatin Edi Rama, ndërsa duke shkuar edhe përtej qëndrimit të Athinës i kujtoi se kjo mbetet kusht për integrimin.

Dule: Nga ana tjetër është sfida e regjistrimit të popullsisë, pas regjistrimit të dështuar të vitit 2011. Ende ligji i kritikuar nga të gjitha organizmat ndërkombëtar mbetet problematik dhe i pa amenduar.

Grabitja e pronave nga qeveria, çështja e tabelave dygjuhëshe dhe vrasja sipas Konstandino Kacifas sipas tij ende e pa zbardhur për Dulen janë tregues të gjendjes së vështirë.

Dule: Ajo që është më negative është se përgjegjësit e akteve vandale, shpesh herë ndaj tabelave dy gjuhëshe apo monumenteve janë ende të paidentifikuara. Këtu duhet shtuar se edhe pse në shkelje të afateve kohore nuk kemi një relacion zyrtar edhe për vrasjen e Kacifas, tetorin e  2018.

Ceremonia bëri bashkë drejtues të organizatës politike të minoritetit, politikanë shqiptarë dhe përfaqësues të politikë greke.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat