Policia Rrugore vijon kontrollet në kryeqytet, kapen mat shoferë të dehur dhe pa patentë

Shqipëria

Policia Rrugore vijon kontrollet në kryeqytet, kapen mat shoferë të dehur dhe pa patentë

Më: 13 janar 2020 Në ora: 15:40
Ilustrim

Javën e kaluar, Policia Rrugore në Tiranë vijoi me kontrolle dhe arrestoi 37 drejtues mjetesh, nga të cilët 17 ishin në gjendje të dehur, 18 të papajisur me leje drejtimi, si dhe 2 drejtues mjetesh për “Korrupsion aktiv ndaj personave që kryejnë funksione publike”.

Policia ka pezulluar 98 leje drejtimi, nga të cilat 26 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit, 59 për shpejtësi mbi normat e lejuara, si dhe 13 për shkelje të tjera të rregullave të qarkullimit rrugor.

Në funksion të kontrolleve të alternuara parandaluese janë verifikuar dhe:

-Janë proceduar administrativisht 138 drejtues motomjetesh, për mospërdorim të kaskës mbrojtëse.

-Janë proceduar administrativisht 54 drejtues mjetesh, për shkelje semafori.

-Janë proceduar administrativisht 352 drejtues mjetesh, për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjeteve.

-Janë proceduar administrativisht 146 drejtues mjetesh, për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve.

-Janë proceduar administrativisht 2934 mjete për pushim dhe qëndrim të gabuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat