Gjykata pushon çështjen, Eduart Halimi: Ishte sajesë, prokuroria bëri gjueti shtrigash

Shqipëria

Gjykata pushon çështjen, Eduart Halimi: Ishte sajesë, prokuroria bëri gjueti shtrigash

Më: 13 janar 2020 Në ora: 19:09
Eduard Halimi

Ka mbaruar seanca paraprake për zyrtarët e Partisë Demokratike, të cilët janë të pandehur për lobimin 675.000 dollarë në SHBA.

Gjykata ka vendosur për pushimin e çështjes për Bashën dhe dy zyrtarët e tjerë.

Ish Deputeti i PD-së Eduart Halimi ka folur në lidhje me këtë gjë duke përshëndetur vendimin e gjykatës.

Halimi:

Vendimi i sotëm i gjykatës ishte një vendim drejtësie. U provua pas më shumë se 2 vite hetime nga ana e prokurorisë, se gjithçka ishte një akuzë tërësisht e sajuar, bazuar vetëm mbi spekulime, dhe u vërtetua katërciprisht se nga 2 vjet hetime nuk kishte asnjë lidhje Partia Demokratike dhe nuk kishte asnjë vepër penale. Nuk ishte shkelur asnjë ligj nga Partia Demokratike dhe as nga zyrtarët e saj, as në Shqipëri dhe as në vend tjetër.

U vërtetua katërciprisht se vepra penale nuk ekzistonte, fakti nuk ekziston, dhe vendimi i sotëm është një vendim për tu përshëndetur. Pra, ishte një vendim drejtësie.

Ky ishte një vendim që rrëzoi tërësisht gjithë akuzën, gjithë gjuetinë e shtrigave që për dy vjet u mbajt në territorin e prokurorisë dhe që u rrëzuan përfundimisht të gjitha akuzat ndaj Partisë Demokratike.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat