Paloka: “Rilindja” nuk mund të marrë peng të gjithë drejtësinë, Balla të japë llogari për tenderat që merr…

Shqipëria

Paloka: “Rilindja” nuk mund të marrë peng të gjithë drejtësinë, Balla të japë llogari për tenderat që merr…

Më: 13 janar 2020 Në ora: 20:00
Edi Paloka

Edi Paloka ka reaguar me anë të një statusi në Facebook në lidhje me pushimin e çështjes ndaj Bashës dhe dy zyrtarëve të tjerë të PD-së të cilët akuzoheshin për përfshirje në lobimin rus.

Paloka ka shkruar se “rilindja” nuk mund të marrë peng të gjithë drejtësinë , pavarësisht shantazheve dhe presioneve te gjithanshme për ta përdorur atë politikisht , siç ka bërë jo në pak raste të tjera.

Ai gjithashtu shkruan se Taulant Balla duhet të dalë para drejtësisë dhe të jap llogari për tenderat që merr nga qeveria miku i tij trafikant.

Statusi:

Shpifja e rradhes , me te cilen Rama , ndersente me te shpifurin e shpifesve, ndaj Bashes dhe PD , shkoi ne kosh bashke me te tjerat.
Per fat te mire “rilindja” nuk mund te marre peng te gjithe drejtesine , pavarsisht shantazheve dhe presioneve te gjithaneshme per ta perdorur ate politikisht , sic ka bere ne jo pak raste te tjera.
Sidoqofte drejtesia do te vendoset vetem atehere kur raca e taulanteve te “rilindjes” te jape llogari jo thjesht per shpifje , po per krimet e kryera.
Tao Yaris duhet te dale para nje drejtesie te pakapur e te jape llogari per tenderat qe merr nga qeveria miku i tij trafikant . Trafikanti per te cilin qeveria e Ramballeve eshte e gateshme te zhvendose dhe Lanen e te shkatrroje shtepite dhe jeten e qindra familjeve !
Taulant yaris duhet te dale te tregoj lidhjet me krimin, shitblerjen e votave, korrupsionin galopant me tendera dhe koncesione qe po varferojne cdo dite shqiptaret.
PD e provoi dhe ne kete rast , qe me asnje fabrikim per shantazh nuk do te na e mbyllin dot gojen.
Ne do te luftojme deri ne fund dhe shume shpejte drejtesia do te vendoset per te gjithe.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat