Regjisori austriak i del në mbrojtje Teatrit Kombëtar

Shqipëria

Regjisori austriak i del në mbrojtje Teatrit Kombëtar

Më: 13 janar 2020 Në ora: 21:48
Andreas Pronegg

Regjisori austriak Andreas Pronegg ka vendosur që mbështetjen ndaj artistëve shqiptarë në mbrojtje të godinës së teatrit Kombëtarë ta tregojë përmes shfaqjes së tij pikërisht në skenën e këtij teatrit, i cili kërkohet të shembet nga Bashkia e Tiranës. 

Në një kohë që bashkia e Tiranës kërkon të shembë godinën e Teatrit Kombëtar, ai është vlerësuar edhe nga Austria. Këtë të hënë në skenën e Teatrit regjisori austriak Andreas Pronegg solli shfaqjen “Kuartet’ luajtur nga aktorë shqiptarë dhe të huaj.

Pronegg: Është hera e parë që unë ndodhen në Shqiëpri dhe jam shumë i lumtur. Unë jetoj në Vjenë dhe kur dëgjova për situatën e teatrit në Shqipëri besova se duhet të vija dhe t’i mbështesja kativistët. Në këto momente që flasim ky është një ndër teatrot më të rëndësishëm në Evropë. Kjo është arsyeja që jam këtu për të treguar solidaritet në mbrojtje të teatrit.

Budina: Festivali për mbrojtjen e teatrit është kthyer në një festival ndërkombëtar sepse kemi pasur 90% shfaqje nga Evropa. I ka dhënë një vlerë evropiane teatrit. Kjo ishte një arsye më shumë që Evropa nostra e përzgjodhi Teatrin Kombëtar në 14-çen e monumenteve evropiane që rrezikohen në Evropë.

Drama Kuartet është shkruar më 1980, dhe zhvillohet në një sallon borgjez para revolucionit francez si dhe në një bunker para luftës së tretë botërore. Po ashtu kjo dramë përmban pika humori të theksuara, të cilat plotësojnë dramën me elemente komedie

Koncerti në mbrojtje të teatrit do të ngjitet në skenë për3 ditë me radhe, ndoshta edhe më shumë, duke kërkuar me forcë kthimin e vendimit për shembjen e teatrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat